Pas çlirimit historik të Mosulit ka ardhur edhe konfirmimi për vdekjen e kalifit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al- Baghdadi.

Lajmi u konfirmua nga një burim i afërt i televizionit irakian Al Sumariya.

Sipas të njëjtit burim lajmi për vdekjen e kalifit është marrë nga brenda shtetit islamik.

Të dhënat thonë së ISIS e konfirmoi vdekjen e tij pas rënies së Mosulit. Aktualisht militantët po përgatiten të shpallin emrin e pasardhësit të al Bagdadit.

Pozita e dobësuar e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri është bërë shkak për rivalitet të brendshëm mes xhihadistëve, të cilët thuhet se vranë kalifin e tyre për t’i zënë vendin.

 Një ditë më parë, ushtria irakiane deklaroi se qyteti i Mosulit, i dyti më i madh në Irak, u çlirua nga kontrolli i ISIS pas 9 muajsh luftime të përgjakshme, kostot e të cilit janë të paimagjinueshme.

Tv Klan