I përfshirë edhe ish-Presidenti i Federatës Rubiales

Policia kreu kontrolle në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit në Madrid si pjesë e një hetimi për korrupsion. Operacioni është pjesë e një investigimi të gjerë të lidhur me korrupsionin e dyshuar në biznes, administrimin e padrejtë dhe pastrimin e parave, njoftoi prokuroria vendase.

Policia ka kryer gjithsej 11 kontrolle në të gjithë vendin ndërsa janë lëshuar 7 mandate arresti.

Kontrolle nga agjentët u kryen edhe në Granada, në zonën qendrore të qytetit ku ka banesën ish-presidenti I institucionit të futbollti spanjoll, Luis Rubiales. Policët u panë duke dalë nga ndërtesa me një kuti në duar, ku ishte shkruar emri i Rubiales-it, e të tjerë mbanin disa çanta.

Rubiales dha dorëheqjen nga detyra vitin e kaluar, pas incidentit në ceremoninë e dhënies së medaljeve në finalen e Kupës së Botës për femra.

Ai puthi pa konsensus futbollistin Xheni Hermoso, gjest që solli debate të shumta e më pas edhe protesta.

Në lidhje me këtë ngjarje, Rubiales është në proces gjyqësor.

Klan News