3Kur jeni fëmijë është detyra e nënës që t’ju kontrollojë vazhdimisht tek mjeku, për të patur një shëndet të mirë. Ndërsa tashmë çdo gjë është në dorën tuaj. Kur rriteni kujdesi shëndetësor nga ana juaj duhet të jetë primar, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbani nën kontroll veten tuaj.

Kontrollet kryesore

Takimet e vazhdueshme me mjekun në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me hipertensionin, diabetin, (të cilat në përgjithësi janë simptoma të hershme), janë shumë të rëndëishme, sepse nëse arrihet që këto shenja të kapen në fazën fillestare mund të mjekohen lehtë dhe pa efekte anësore. Sigurimi shëndetësor është i domosdoshëm për çdo individ, për të përfituar vizita pa kosto sa herë të ketë nevojë. Vizitat te mjeku gjinekolog janë të detyrueshme të kryhen një herë në vit nëse jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj, në të kundërt të tilla vizita këshillohen të kryen 2 apo 3 herë në vit.

Kontrolli i lëkurës

Kanceri i lëkurës është në rritje dhe kjo vihet re sidomos tek gratë, ndaj lidhur me këtë kontrollet për lëkurën duhet të jenë intensive. Një herë në vit është i mjaftueshëm kontrolli nëse ju nuk keni një histori familjare me kancer të lëkurës apo shenja të cilat ju bezdisin vazhdimisht. Edhe pse mund të kryeni vizita të herë pas hershme me mjekun tuaj, në të tilla rast është mirë të paraqiteni te mjeku dermatolog sepse vetëm ai mund të diagnostikojë sëmundjen që mund t’ju ketë prekur.

Pap testi

Pap testi është një ekzaminim i shpejtë dhe i thjeshtë i cili është i nevojshëm për çdo femër për të vëzhguar më nga afër funksionimin e qelizave të organit gjenital. Realizimi i këtij pap testi arrin të tregojë nëse ju keni probleme në qafën e mitrës. Ky kontroll mund të kryhet çdo tre vjet nëse vizita juaj e fundit ka rezultuar normale.

Testi HPV

Ashtu si dhe Pap Testi dhe testi HPV është i rëndësishëm për t’u kryer. Ky test kontrollon për “tensionet” apo problemet që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë kancerin e mitrës. Kjo nuk është e rekomanduar të bëhet para moshës 30 vjeç, pasi në këtë moshë pothuajse të gjithë femrat janë aktive përsa i përket marrëdhnënieve seksuale.

Testi STD

Testi STD ka të bëjë më kontrollin e gjakut apo të urinës, të cilat lidhen me sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Nëse rezulton i infektuar dhe nuk merr mjekimin e duhur, kjo mundëson përhapjen e infeksionit në masë duke sjell shqetësime të mëdha shëndetëore. Një infeksion i tillë mund t’ju privojë për të patur fëmijë.

Mamografia

Mamografia është radiografia ekzaminuese e gjirit, e cila këshillohet të bëhet në moshën 40 – vjeçare. Nëse keni faktorë rreziku që kanë të bëjnë me një histori familjare apo shqetësime të ndryshme, vizitat te mjeku duhet të jenë të vazhdueshme.

Kontrolli i kolesterolit

Një test i kolesterolit në gjak raporton mbi yndyrnat tuaja në gjak të quajtuara trigliceride. Nivelet e larta të kolesterolit të përgjitshëm LDL, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe të goditjeve në tru. Gratë pas moshës 50 – vjeç apo periudhës së menopauzës duhet të kryejnë vizita të herë pas hershme, pasi ulen nivelet e estrogjenit.

Kontroll i presionit të gjakut

Ky test mat presionin e gjakut në arteriet tuaja. Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe sjell probleme me veshkat.

Kontrolli i syve

Tensioni i syve është një problem që shfaqet nga lodhja e tepërt e syve. Në të tilla raste këshillohen vizita të menjëhershme te mjeku oculist, për të trajtuar sytë. Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut ndikojnë në problemet e syve tuaj. Në varësi të historive familjare të cilët kanë patur probleme me shikimin, jeni të detyruar që të keni vizita më të shpeshta tek okulisti.

tvklan.al/V.H