pojanakuuuuGjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, i cili u arrestua pak ditë më parë me akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas prokurorit të çështjes, Pojanaku ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga një qytetare një shumë lekësh prej 45 mijë lekësh dhe 300 eurosh për dy procese civile.

Pojanaku nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa e ka cilësuar të pabazuar në ligj dhe në prova kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë.

Pala mbrojtëse ka pretenduar se operacioni për arrestimin e Pojanakut ka nisur një ditë para se Prokuroria të lëshonte urdhërin për ndalimin e gjyqtarit. Pavarësisht argumentave të mbrojtjes dhe vetë Pojanakut, gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg.

Tv Klan