Koreja e Jugut propozoi sot mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut me synim uljen e tensioneve përgjatë kufirit të dy vendeve.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se dëshiron që takimi të zhvillohet të premten në fshatin kufitar Panmunjon, aty ku u nënshkrua dhe marrëveshja e armëpushimit mes dy Koreve.

Ende nuk ka patur reagim zyrtar nga ana e Koresë së Veriut lidhur me propozimin.Nëse bisedimet zhvillohen, ato do të përfaqësonin dialogun e parë mes dy Koreve që nga dhjetori i vitit 2015.

Presidenti i Koresë së Jugut Mun-Jae-in erdhi në detyrë në muajin mars duke mbështetur angazhimin me qeverinë e Koresë së Veriut.

Po sot, Kryqi i Kuq i Koresë së Jugut propozoi mbajtjen e një takimi me Korenë e Veriut më 1 gusht, po në fshatin Panmunjon për të diskutuar rinisjen e procesit të ribashkimit të familjeve të ndara si pasojë e luftës.

/VOA