Koreja e Veriut ka lëshuar një seri predhash me rreze të shkutër në det, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Kjo ka ndodhur vetëm një orë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë vendosur në mënyrë unanime për senksionet më rënda ndonjëherë kundër shtetit komunist.

Një zëdhenës i Koresë së Jugut, i ka thënë agjensisë së lajmeve Yonhap, që predhat janë lëshur në 10:00 me orën lokale, nga Wonsan në lindje të bregut. Aktualisht po punohet ende për të zbuluar se çfarë  është qëlluar ekzaktësisht në det.

Ditën e djemshme Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ka apovuar sanksionet më të rënda prej dekadash, ndaj Koresë së Veriut. Për të vendosur këto sanksione është kërkuar unanimiteti i plotë, që është arritur pas javësh bisedimesh mes SHBA-ve dhe Kinës, e cila tradicionalisht është aleate e Pyongyang. Sanksionet do të mbajnë masa konkrete kundër qeverisjes së vendit komunist, për programin e tyre të raketave dhe atë nuklearë./tvklan.al