2 ish-zyrtarë të Kadastrës, një kryeplak dhe një sekser janë vënë në pranga me kërkesë të SPAK.

Për 2 prej tyre gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerët u lanë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”

Ata dyshohet se kanë siguruar vota në zgjedhjet lokale të 2019, në këmbim të legalizimeve në zonën e Saukut në Tiranë.

Hetimet 3-vjeçare të SPAK zbuluan se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të votuesve me qëllim ndikimin e tyre dhe përcaktimin e votës.

Shpërblimi i ofruar nga të akuzuarit mes të cilëve 2 ish-zyrtarëve të Kadastrës, konkretisht Dritan Stoka dhe Ylli Baruti ishte garantimi i vendit të punës ose nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut.

Të paktën 4 raste të pajisjes me leje legalizimi janë dokumentuar nga Prokuroria e Posaçme, e cila ndaj 4 personave ka ngritur akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion aktiv në zgjedhje.

Tv Klan