Partia Demokratike e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhje dhe të caktojë emrat e ministrave që do ta përfaqësojnë në Qeveri.

 Qeveria Haradinaj që pritet t’i ketë mbi 20 ministri – gjashtë prej tyre do t’i takojnë PDK-së.

 Partia më e madhe në koalicioni do të ketë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Drejtësisë dhe një ministri të emëruar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

 PDK-së do t’i takojë edhe një zëvendëskryeministër.

 Ende nuk dihen emrat e ministrave nga PDK-ja, por besohet se ministër i Integrimeve të jetë këshilltari i Kadri Veselit, Uran Ismaili./Klan Kosova