Opozita në Kosovë është e bindur se Qeveria Kurti nuk ka më se çfarë t’i ofrojë qytetarëve, ndaj dhe kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. Dhe për këtë partitë kryesore opozxitare kanë nisur të artikulojnë edhe një datë të mundshme se kur duhet të mbahen votimet për parlamentin e ri.

Betim Gjoshi – Deputet i PDK-së: Jemi duke u përgatitur për zgjedhje dhe do të bëjmë një ekip i cili do të bëjë një rezultat që do të ndryshoj qeverisjen në Kosovë. Kemi propozuar edhe një datë të mundshme për zgjedhje, pra 9 Qershorin dhe jemi të gatshëm nga sot me i dhënë nënshkrimet për me jetësu kërkesën e qytetarëve të Kosovës, që më ia shkurtu jetën kësaj Qeverie.

Por mazhoranca qeverisëse, e sigurtë në numrat që ka në Kuvend, është e vendosur ta ezaurojë të gjithë mandatin e saj 4-vjeçar.

Halil Thaçi – Deputet i i VV-së:14 Shkurti i vitit 2025 është data kur duhet të shkohet në zgjedhje. Kjo është data kur bëhen katër vite nga zgjedhjet nacionale. Ne do të punojmë normalisht edhe Kuvendi edhe Qeveria dhe ne nuk kemi nevojë për ndonjë datë eventuale.

Për të jetësuar planin për zgjedhje të parakohshme vetëvendosja ka sfiduar opozitën me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Kurti”, si e vetmja mundësi për t’i ndërprerë mandatin qeverisë.

Tv Klan