Sot në Kosovë për herë të parë shënohet Dita Ndërkombëtare e Qytetit.

Derisa në Kosovë kjo ditë shënohet për herë të parë, në mbarë botën shënohet që nga viti 2014 pas një rezolute të nxjerrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, citon Klan Kosova.

Ndërkaq për nder të kësaj dite, Instituti Kosovar për Studime Sociale, ka organizuar një tyrezë me temë urbane për trajtimin teorik të historikut të qyteteve në zhvillim e sipër.

Lajmin për Klan Kosova e bëri të ditur Heset Brahimi nga Instituti për Studime Sociale, i cili tha se ‘’tryeza do të mbahet në Institutin Albanologjik.’’

‘”Sot do të mbajmë një aktivitet ku do të prezantohet historiku, do ketë trajtim teorik për çështjet e qyteteve.’

Do të flitet po ashtu për hapësirën publike, përdorimet dhe keqpërdorimet e hapësirës publike që kanë ndodhur në sistemet e ndryshme ndër vite në vend.’’

Sipas Brahimit ka kohë që OKB ka zgjedhur Tetorin , muaj të urbanizimit, por që institucionet po bëjnë shumë pak në lidhje me zhvillimin apo trajtimin e problemeve në qytetete.

‘’Ne jemi shoqëri civile ne na takon të trajtojmë shumë tema, por jo që kemi të drejtë apo që mundemi të trajtojmë. Duhet edhe komuna të ndërmarrë diçka.’’

‘’Nga OKB muaji Tetor është zgjedhur, muaji i urbanizimit, e sigurisht që gjatë gjithë këtij muaji institucionet është dashur që ndërmarrin dicka për të sjellë një rezultat pozitiv’’

, ka përfunduar Heset Brahimi./tvklan.al