Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pika e vetme e rendit të ditës së kësaj séance do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar se koalicioni PAN do të marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa kandidati i këtij koalicioni për kryeministër , Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është e sigurt nëse do të mbahet seanca./ Klan Kosova