Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë, dialogu midis rregullatorëve dhe platformave kryesore online, të organizuar nga Rrjeti Frankofon i Rregullatorëve të Medias në Abixhan të Bregut të Fildishtë.

Në fjalën e saj Krasniqi është përqendruar në udhëzimet e UNESCO-s, duke çmuar se për platformat online, Google, META, TikTok apo X është i duhur propozimi që rregulloret e tyre nuk duhet të ndërhyjnë drejtpërdrejt në përmbajtje specifike, por të fokusohen në proceset që platformat përdorin për të menaxhuar përmbajtjen.

Kjo qasje sipas saj ndihmon në shmangien e censurës, ndërkohë që siguron që operacionet e platformave të përputhen me standardet e të drejtave të njeriut. Vendet pjesëmarrëse kanë nënshkruar Deklaratën për Forcimin e Dialogut mes rregullatorëve dhe platformave të mëdha online si dhe Protokollin Vullnetar të Angazhimeve.

Tv Klan