7 persona kanë përfunduar në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se falsifikonin dokumente me qëllim përfitimin e kredive.

Të arrestuarit janë

Arjel Sulejmanaj, 46 – vjeç, Elsad Zhabjaku, 23 – vjeç, Riselda Hoxha, 32 – vjeçe, Albert Shirka, 54 – vjeç, Ertgrent Boshti, 26 vjeç, Luan Dana, 56 – vjeç, Sonila Berberi, 26 – vjeçe

, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa i shpalluri në kërkim është një person me iniciale R. H.

Sipas policisë, këta persona falë dokumentacionit të falsifikuar, kanë arritur të përfitojnë në kohë të ndryshme kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi.

Gjatë arrestimit, atyre iu gjetën dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë”, 8 vërtetime të Institucionit të Sigurimeve Shoqërore, të dyshuara të falsifikuara, 6 celularë të markave të ndryshme dhe një automjet tip “Fiat”./tvklan.al