Bashkimi për Demokaci dënoi sot vendosjen e bombës në banesën e kreut të Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo dhe në shtëpinë e njërit prej prokurorëve. Sipas krerëve të këtij grupimi këto janë akte të qarta terroriste si dhe dënuan dhe arrestimin e gazetarëve. Berisha u shpreh se ata që sot akuzohen për uzurpim të Radio Televizionit kanë qënë të pranishëm atje vetëm për të qetësuar qytetarët. Ai gjithashtu bëri të ditur dhe mesazhet e tij që ia ka dërguar njerëzve atë ditë nëpërmjet televizioneve private dhe atij shtetëror, ku dhe gazetarët Alfons Zeneli, Ilir Zhilli dhe Antoneta Malja kanë përcjellë po këto mesazhe. Sipas kreut demokrat, në mitingun e nesërm do të ketë një arsye më shumë për të protestuar, lirimin e gazetarëve.

Pamje Bashkimi për Demokraci, Sali Berisha, Teodor Laço, Eqrem Spahiu./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo