Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se aktiviteti i trafikimit zhvillohet kryesisht në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar e në vendet Skandinave. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani shprehet se në Shqipëri, aktivitetin e trafikimit e shikojmë si një atraksion për të investuar produktet e veprës penale të ardhura nga krimi.

Altin Dumani: Në lidhje me krimin e organizuar. Tipologjia e krimit të organizuar shqiptar sidomos sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht të kokainës. Grupet kriminale shqiptare janë direkt në kontakt me vendet e origjinës, janë të vendosur atje përfaqësues të grupeve kriminale shqiptare dhe trafikimi, rruga është nga Amerika Latina në portet e Evropës, në Hamburg, në Anverb, në Itali disa porter, në Roterdam, në Spanjë, në Valencia, etj etj. Këto janë nga hetimet që ne kemi bërë publike.

Tani si e shohin Shqipërinë? Aktiviteti i trafikimit zhvillohet kryesisht në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar, në vendet Skandinave, në vendet e BE-së. Në Shqipëri e shikojmë si një atraksion për të investuar produktet e veprës penale të ardhura nga krimi dhe ato shifra për sekuestro dhe konsfiskime tregojnë që kemi qenë aktivë në këtë drejtim. Kemi rritur procedimet penale për pastrim parash për vitin 2023. Edhe trendi i 2024-ës është sërish në rritje.

Gjatë fjalës së tij, Dumani është shprehur se në vitin 2023 është vënë re një rritje e numrit të referimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Altin Dumani: Në vitin 2023, vihet re një rritje e numrit të referimeve nga BKH-ja, në 18 vetëm nga BKH-ja dhe janë regjistruar procedime penale mbi bazën e referimeve nga BKH-ja, është një shifër premtuese.


/tvklan.al