fier

Krimi në familje i ka marrë jetën një 60 – vjeçare nga Fieri. Ajo u qëllua me sende të forta në kokë nga bashkëshorti i saj. Viktima është Antigoni Fili. E moshuara u gjet e pajetë në banesë nga vajza e saj që lajmëroi më pas policinë.

Kjo e fundit arrestoi Arqile Filin si autor të ngjarjes. Vrasja mësohet se është kryer mbrëmjen e kaluar për motive të dobëta.

Tv Klan