Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Ankara, ku ka mbajtur bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan dhe Merkel kanë diskutuar mbi zhvillimet në Siri, Irak dhe ato ne Detin Egje.

Në një konferencë për shtyp, Erdogan tha se diskutoi me kancelaren gjermane edhe për bashkëpunimin kundër terrorizmit, krizën e refugjateve dhe hapat e tjerë që Turqia sëbashku me Gjermaninë do të mund të marrin mbi krizën ne Siri.

Megjithatë, bisedimet janë ndalur veçanërisht në marrëveshjen e vitit të kaluar mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, e cila ra dakord të ndalonte fluksin e emigranteve nga vendet e Lindjes në Europë. /Tv Klan