Bashkësia ndërkombëtare ka thirrur në një takim të planifikuar ditën e premte në Vjenë liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni.

Ftesën deri te tre partitë zyrtarisht e dërgojnë tre eurodeputetët e përfshirë në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.

Në Vjenë është paraparë edhe pjesëmarrja e euro komisarit Johanes Han dhe ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli  të cilët do të zhvillojnë bisedime me Nikola Gruevskin, Zoran Zaev, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.

Njoftimi për bisedimet në Vjenë vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së euro-komisarit Johanes Han, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën politike në Maqedoni duke ftuar në këtë mënyrë partitë politike që t’u kthehen tavolinës së bisedimeve dhe rrugës së integrimit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do ta njohë qeverinë e re të Maqedonisë, nëse zgjedhjet nuk i vlerësojnë si korrekte dhe demokratike./tvklan.al