Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe zyrtarja e lartë eropiane është shprehur se shpreson që dialogu politik do të shpërbejën në tejkalimin e ngërçit në Parlament.

Mustafa dhe Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve, shkruan Klan Kosova./tvklan.al