Rama-lezheNjë investim prej 220 milion lekësh është parashikuar për trasformimin e qytetit të Lezhës nga buxheti i qeverisë, Bashkisë se qytetit në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit.

Kryeministria Rama i shoqëruar nga deputetja e këtij qyteti Monika Kryemadhi dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka kanë inspektuar punimet që kanë nisur për rivitalizimin e sheshit të qendrës “Besëlidhja”, të sheshit “Gjergj Kastrioti” sëbashku me rikualifikimin e lulishtes para memorialit të Skënderbeut.

Përfundimi i këtyre projekteve do t’i hapë rrugë sipas kreut të qeverisë punësimit ndërmjet turizmit, sektor që do të njohë të tjera të ardhura falë këtyre investimeve.

Deputetja Kryemadhi garantoi banorët e Lezhës se zona do të trasformohet falë vemendjes së kryeministrit.

Pjesë e rëndësishme e projektit të qeverisë për rilindjen e Lezhës është edhe rikonstruksioni i rrugës hyrëse që fillon nga rrethrrotullimi në superstradën Tiranë-Lezhë deri në urën mbi lumin Drin, e pozicionuar në hyrje të qytetit, e cila do të vishet me gurë.

Ky investim me vlerë 40 milionë lekë parashikon gjithashtu, edhe lidhjen e rrugëve dytësore, si dhe sinjalistikë veritkale dhe horizontale.

Rikonstruksioni i rrugës Kodër-Marlekaj, 1.7 kilometra, me vlerë mbi 89 milionë lekë, është një tjetër projekt i rëndësishëm në zbatim, i cili i vjen në ndihmë edhe zhvillimit të një zone informale.

Kryeministri inspektoi edhe ecurinë e projektit “Rehabilitimi i Bregut të Drinit”. Me një fond prej 30 milionë lekë, rikualifikim urban do të pësojë lumi që përshkon qytetin, përgjatë të cilit do të ndërtohet aksi i pedonales, me pistën e biçikletave dhe hapësirat e gjelbra, me mbjelljen e 1000 pemëve dhe 2400 bimëve të tjera dekorative.

Tv Klan