Policia e Livornos ka shkatërruar një bandë shqiptarësh, pasi akuzohen për vjedhje të shumta në Livorno, por edhe në Toscana. Tre persona u arrestuan dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas mediave italiane, grabitësit me origjinë shqiptare kryenin vjedhje duke vepruar gjithmonë me armë. Gjithashtu hajdutët lëviznin me makina të vjedhura. Policia italiane nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve./tvklan.al