Shqipëria njeh kundërshtarët për një vend në finale

Kombëtarja e futbollit të sallës, pas suksesit në fazën e parë kualifikuese të Europianit 2022, njohu kundërshtarët që do të rivalizojë për një vend në finale.

Kuqezinjtë, e drejtuar nga Erind Resuli, do të luajnë me Ukrainën, Kroacinë dhe një nga skuadrat që do të dalë nga sfida play off San Marino–Danimarkë.

Përfaqësuesja ukrainase paraqitet si kundërshtari më i vështirë, pasi ka mbërritur deri në finalen e Europianit.

Më tej shkon vendi i parë në grup, 6 vendet e dyta më të mira, por edhe 1 ekip nga përballja play off.

Tv Klan