Me besimin se ekipi do të sjellë për herë të parë trofeun e kampionatit, një grup nga ultrasit e Kukësit kanë pritur skuadrën e tyre në dalje të tunelit të Kalimashit.

Pasi ka përfunduar përgatitjet në kryeqytet, Kukësi ka nisur grumbullimin në qytetin verilindor për të mbyllur dy seancat e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit, aty ku do të presë Skënderbeun.

Ndeshja pritet të jetë përcaktuese për titullin kampion të këtij sezoni.

 Nga ana tjetër Skënderbeu është ngujuar në heshtje për shtyp, larg mediave dhe larg publikut. Përqendrim maksimal për këtë ndeshje të cilën edhe Korçarët duan ta fitojnë për të vijuar të jenë kampionë.

Takimi do të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin Zeqir Ymeri. 2 mijë lekë tribuna, 1 mijë pjesa tjetër e stadiumit. Çmimet e biletave janë rritur më shumë se zakonisht për shkak të interesimit të madh që ka ky takim. /Tv Klan