Për të ruajtur vendin e parë në renditje, Kukësit i duhet të kalojë Tiranën në ndeshjen e javës së 30 të Superligës. Në “Zeqir Ymeri” bardheblutë do të shkojnë si finalistë të kupës.

Qarkullim topi, lodhje sa më shumë e kundërshtarit. Stërvitja e sotme e Gjokës kishte elementë të tiki – takas. Por tekniku i ka vënë futbollistët të godasin portën, pasi të gjithë duhet të jenë të aftë nëse paraqitet mundësia.

Partizani i vendit të dytë me pikë të barabarta nuk duhet të ulë përqendrimin pavarësisht, cili është kundërshtari përballë. Aq më tepër që Teuta lufton për mbijetesën.

Teuta e vështirë pozitat në renditje. Jo vetëm me Kukësin, por çdo ndeshje duhet vlerësuar nga ne duke filluar nga takimi i radhës ndaj Teutës, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht. Në përballjen me Kukësin të synojmë vendin e parë.

Partizani vjen pas një barazimi në Shkodër. Ky rezultat favorizoi Kukësin që u barazua me pikë me të kuqtë.

Tv Klan