LamePartia Socialiste ka vijuar të denoncojë atë që e cilëson betonizim të hapësirave publike të kryeqytetit nga kryebashkiaku Lulzim Basha me shkatërrimin e zonës sportive poshtë digës së Liqenit Artificial, në të cilën kryetari i Bashkisë ka dhënë një leje, më 1 gusht, për ndërtimin e disa kullave 17 katëshe.

Artan Lame thotë se betonizimin e kësaj zone e kishte denoncuar edhe 1 vit më parë, por Bashkia e kishte mohuar.

Prej disa ditësh Partia Socialiste e akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës se me dhënien e këtyre lejeve jo vetëm po pakëson hapësirat publike, por edhe se ka marre rryshfet dhe se nuk ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës për Bashkinë, se në këtë zonë nuk do të lejonte ndërtime.

Bashkia ka reaguar duke thënë se ajo e ka shtuar sipërfaqen e gjelbërt. Artan Lame thotë se këto janë broçkulla e mashtrime. Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë.

Denoncimet e Partise Socialiste, Bashkia e ka quajtur si sulme politike. Por socialistet shprehen se ketu s’ka më politikë, por beton që po mbush me para’ xhepat e një grushti njerëzish.

Ndaj ai i bën thirrje qeverisë ta ndalojë betonizimin e kësaj zone. Lame thotë se betonizimi i kësaj zone është një tjetër plagë e madhe për kryeqytetin.

Tv Klan