Pjesëmarrja në Euro 2016 bëri që futbollistët e Kombëtares të krijonin përvojë në sfida të rëndësishme. Para miqësores me Marokun, qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj mendon se kjo i avantazhon kuqezinjtë.

Mërgim Mavraj, Futbollist i Kombëtares:

Ne tani po i kthehemi realitetit, pas ëndrrës që përjetuam në Europian. Është normale që të ndihet pak euforia, por ne jemi rritur si ekip dhe kemi fituar më shumë përvojë. Për këtë arsye jemi në në avantazh se Maqedonia dhe Izraeli në grupin tonë.”

Ledian Memushaj mendon se pavarësisht grupit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018, mund të ëndërrojmë kualifikimin.

Ledian Memushaj,Futbollist i Kombëtares:

“Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë të njohur si Spanja e Italia. Qëllimi ynë është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë.”

Kombëtarja po përgatitet në stadiumin “Selman Stërmasi” për takimet e para të këtij sezoni, miqësoren me Marokun dhe sfidën eliminatore me Maqedoninë.

Tv Klan