Turqia nuk pranon në asnjë mënyrë kundërshtimin e atyre që nuk pranojnë referendumin e prillit i cili do t’i japë Erdoganit pushtet të pakufizuar.

Pas Gjermanisë dhe Holandës radhën e ka Zvicra ku një ditë më parë u zhvillua një proteste e kurdëve kundër presidentit Erdogan. Ministria e Jashtme e Turqisë thërriti të dielën zv/ambasadorin e Zvicrës në Ankara për të sqaruar protestat e zhvilluara në Bern.

Rreth 250 vetë u mblodhën përpara parlamentit në kryeqytetin zviceran të shtunën për të protestuar kundër presidentit Erdogan.

Ata gjithashtu bënë thirrje për votën “jo”në referendumin e ardhshëm të Turqisë, i cili pritet t’i japë kreut të shtetit turk kompetenca të reja dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë tubimit, disa protestues mbanin një flamur të presidentit turk me një arme drejtuar në kokë.

Erdogan është zotuar të shqyrtoje lidhjet me Evropën dhe të shtunën tha se mund të mbajë një referendum nëse do të vazhdojnë bisedimet e pranimit në BE.

Ankaraja ka akuzuar disa vende evropiane si fashiste, sidomos Gjermaninë dhe Holandën, meqenëse kanë lejuar protestat kundër presidentit turk dhe kane ndaluar tubimet e kampit pro Erdoganit./ TV KLAN