Mediat franceze kanë publikuar një profil të autorit të sulmit në Champs Elysées mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte dënuar dhe më parë, pasi ishte përpjekur të vriste një agjent policie.

Karim Sheurfi, i dyshuar si autor i atentatit në Champs Elysées, ishte arrestuar në Shkurt të këtij viti, për t’u lënë sërish i lirë për mungesë provash.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë franceze të lajmeve AFP nga dy funksionarë francezë. I skeduar, i radikalizuar dhe me precedentë të rëndë penalë, 15 vjet më parë Cheurfi ishte dënuar për vrasje të mbetur në tentativë të një agjenti policie pasi kishte sulmuar një nga agjentët roje në burg.

Sipas mediave franceze arrestimi i Karim Sheurfi, në 23 Shkurt, u krye pasi agjentët e policisë verifikuan se ai nuk kishte respektuar rregullat e arrestit shtëpiak dhe as mjekimi psikiatrik që i ishte vendosur nga gjykata, pas arrestimit të mëparshëm.

Por gjykatësi nuk vlerësoi se kishte arsye të mjaftueshme që ai të kthehej sërish në qeli.

Sipas dosjes së tij ku ai rezulton i radikalizuar, atentatori kishte lindur në 31 Dhjetor 1977 në Livri-Gargan dhe jetonte në periferi të Parisit.

Sipas Le Parisien në shtëpinë e nënë së tij janë gjetur materiale radikalizimi, si dhe një libër salafit./ABC News