Claudio-Vieira-de-Oliveira (1)Ky është njeriu me trupin më të çuditshëm në botë.

Quhet Claudio Vieira de Oliveira dhe është 37 – vjeç.

Ai ka lindur me një deformim fizik si pasojë e të cilit koka e tij është e kthyer mbrapsht, këmbët e deformuara me krahë dhe duar thuajse jashtë funksioni.

Kur ishte i porsalindur, doktorët i thanë nënën së tij që të mos e ushqente pasi besonin se nuk kishte shance për të mbijetuar.

Por Claudio, nga Monte Santo e Brazilit, ia doli që t’i tejkalonte disavantazhet ekstreme fizike dhe sot ai është i diplomuar dhe punon.

Vetë 37- vjeçari thotë se gjithnjë i ka pëlqyer të punojë dhe të jetë i pavarur.

Claudio është i aftë të hapë televizorin, të përgjigjet në telefon, të ndezë radion, të përdorë kompjuterin etj.

Ai shkruan me anë të një stilolapsi që e mban dhe e lëviz me gojë, ndërsa me anë të buzëve ai lëviz mous-in e kompjuterit dhe përdor telefonin.

E. Kalaja