86 ndeshje kanë përfunduar pa fitues, Udinese ekipi që ndan pikët më shumë me rivalët

La Liga spanjolle nuk krenohet vetëm me faktin që garon me 3 skuadra në çerekfinalet e UEFA Champions League. Elita e futbollit iberik ruan një rekord si kampionati me më shumë barazime deri më tani në sezonin 2023-2024 mes 5 kampionateve kryesore të Europës. Nga 289 ndeshjet që janë luajtur këtë sezon, 86 kanë përfunduar në ekuilibër total.

E përkthyer në shifra, 30% e këtyre takimeve kanë përfunduar në barazim, për të qenë dominuese në këtë aspekt me kampionatet e tjera elitare të kontinentit. Nga 7 skuadrat e ligës kryesore që kanë barazuar më shumë ndeshje gjatë këtij sezoni, 5 janë klube të La Ligës: Cádiz, Betis, Mallorca, Getafe dhe Rayo Vallecano. Skuadra me më shumë barazime në Europë gjendet Udinese.

Italianët kanë regjistruar 15 barazime në 29 ndeshje, duke qenë edhe ndër kontribuesit më të mëdhenj në mesataren prej 27% të Serie A në këtë renditje speciale. Me 77 barazime në 289 ndeshje, kampionati italian gjendet pas atij francez.

Bundesliga gjermane ka dhuruar spektakël deri më tani dhe në 234 ndeshje 61 janë mbyllur në barazim. Elita e futbollit anglez është kampionati që ka prodhuar më pak nga këto rezultate, 59 barazime në 283 ndeshje.

Klan News