FC Barcelona vs Sevilla FCReal Madrid ka mbrojtur vendin e parë në klasifikim pas fitores 4 – 0 në fushën e Eibar.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 2 gola në këtë takim dhe tani është në kuotën e 18 golave pas 12 javësh.

Barcelona nuk ka humbur terren falë fitores 5 – 1 me Sevilla duke ruajtur vendin e dytë në renditje.

Njëri nga shënuesit në këtë sfidë ka qenë Lionel Messi, i cili me 3 golat e realizuar ka vendosur rekordin për më shumë gola në La Liga.

Messi tani është në kuotën e 253 golave vetëm në kampionatin spanjoll duke kaluar një rekord gjysmëshekullor.

Tv Klan