#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 14 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Greta Duka

Headlines Klan Plus 14 Mars

Arrestohet drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Mbi të rëndojnë dy akuza: korrupsion pasiv dhe pastrim parash për 6 tendera. Në banesë i jane gjetur rreth 4 milionë lekë të reja dhe piktura të cmuara.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka cilësuar drogat kërcënim serioz për vendin. Balla ka marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogave dhe Krimit në Vjenë, ku theksoi se qeveria do të ashpërsojë kodin penal.

Shqiptarët festojnë 14 marsin, ditën e verës. Në Tiranë dhe Elbasan u zhvilluan aktivitete të shumta. Festimeve iu bashkuan edhe turistët e huaj. Veprimtari të ndryshme festive edhe në qytetet e tjera në vend.

Zhvillimi i turizmit të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen edhe të prestigjiozes franceze ‘Gracia’. Ajo vlerëson qytetin e Gjirokastrës si destinacionin që duhet vizituar për historinë, gastronominë dhe natyrën e bukur.

Opozita i ben thirrje kryeministrit Kurti qe te kërkojë falje për deklaratat përbetuese për moskthimin e pronave kishës ortodokse të manastirit të Deçanit. Sipas tyre, kjo vërteton se Kurti erdhi në pushtet me premtime te rreme perpara popullit.