#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 15 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Headlines Klan Plus  15 mars

9 të akuzuarit e dosjes se “Sterilizimit” do të përballen në gjykatë me akuzat e SPAK që ka mbyllur hetimet këtë të premte, pas katër vitesh. Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja pritet të gjykohet për shpërdorim detyre.

Universitetet Publike do të rizgjedhin drejtuesit me 21 qershor. Rektorët dhe dekanët që kanë plotësuar dy mandate, sipas ligjit nuk mund të rikandidojnë. Dy prej tyre janë, ai i mjekësisë dhe i politeknikut.

I dërguari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar deklaroi se Kurti refuzoi propozimin e tij për pezullimin e vendimit për dinarin. Ai theksoi se SHBA dhe BE janë të zhgënjyer nga ky qendrim i kryeministrit të Kosovës.

Revista e njohur franceze, “À Vu Puatje” , botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tonë, ku është ndalur tek qytetet që duhen vizituar. Kjo media e konsideron Shqiperine si destinacionin ideal për ata që janë në kërkim të aventurave.

Trajneri Silvinjo rikthen në kombëtare Brojën, Manajn Kumbullën dhe Alijin. Për herë të parë grumbullohet Arbër Hoxha, sulmuesi i Dinamos së Zagrebit. Takimet miqësore do të transmetohen falas në Tv Klan.