lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 10 Maj 2024

Gjenden të vdekura 2 ukrainase në Tiranë. Dyshohet se humbën jetën nga mbidoza

Dy shtetase ukrainase jane gjetur te vdekura ne nje shtepi ne rrugen e Dibres, ne Tirane. Policia thote se dyshohet se ato kane humbur jeten per shkak se kane konsumuar mbidoze ilaçes me permbajtje lendesh narkotike.

Rama fton shqiptarët në takimin e të dielës në Greqi. Klosi: Eventi, asnjë lidhje me Belerin

Kryeministri Rama fton shqiptaret qe jetojne ne Greqi qe te marrin pjese ne takimin e pare te turit te diaspores, qe nis te dielen ne Athine. Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, thote se eventi s’ka asnje lidhje me ceshtjen Beleri.

KPA rikthen në sistem prokurorën Antoneta Sevdari. Shkarkimi i saj u rrëzua nga Strasburgu

Kolegji i Posacem i Apelimit rikthen ne sistemin e drejtesise prokuroren Antoneta Sevdari, duke shenuar rastin e pare te kesaj natyre prej nisjes se vetingut. KPA e kishte shkarkuar magjistraten, por gjykata e Strasburgut e kundeshtoi.

Detaje të reja nga atentati mafioz ndaj Roan Brahimit. U vra në sy të gruas e djalit

Detaje te reja nga atentati mafioz ndaj Roan Brahimit ne Athine. I riu me probleme me drejtesine u qellua nga nje person me motor ne sy te bashkeshortes, qe mbeti e plagosur, dhe djalit te tyre te vogel. Ende mister motivet.

Netanyahu injoron “kërcënimet” e Biden për Rafahun: Do të luftojmë edhe me thonj

Kryeministri izraelit injoron paralajmerimet e presidentit amerikan Xho Bajden se do nderprese furnizimin me arme nese ushtria hyn ne Rafah. Netanjahu thote se izralitet do te luftojne qofte edhe vetem me thonj.

“Zjarr”, UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024. u kompozua nga “Meduza”, “One Republic” dhe “Leoney”

UEFA publikon kengen zyrtare te Kampionatit Europian te Futbollit. Ajo titullohet “Zjarr” dhe eshte krijuar nga producenti italian Meduza, grupi amerikan One Republic dhe kengetarja gjermane Leony.

/tvklan.al