#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 12 Prill 2024

Rama pritet në Paris me nderime ushtarake. Macron: Të impresionuar nga reformat e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris ku u prit me nderime ushtarake ne Oborrin e Nderit. Pas takimit kokë më kokë të zhvilluar ne Elize, presidenti Makron tha se ndihet i impresionuar nga reformat e ndërmarra nga Shqipëria

24 të arrestuar për trafik klandestinesh, mes tyre 4 policë. Zbardhet skema fiktive

24 persona u vunë në pranga, mes të cilëve 4 efektivë policie, të përfshirë në një rrjet të trafikimit të klandestinëve. Ata kishin ngritur një skemë përfitimi duke marrë 5 mijë euro për nxjerrjen e kontratave fiktive të punës dhe më pas duke aplikuar për vizë.

SPAK kërkon 25 vite burg për Gjergj Cukalin.“I forti i Myslym Shyrit” akuzohet për vrasje

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës të dënojë me 25 vite burg Gjergj Cukalin. “I forti i Myslym Shyrit” akuzohet për tentativën e një vrasjeje të dyfishtë në kryeqytet nëpërmjet shpërthimit me eksploziv.

Corriere della Sera: Lukova dhe Ksamili, “Maldivet e Europës” me det të kristaltë

E përditshmja italiane “Korriere della sera” thotë se edhe kjo verë pritet të ketë një fluks turistësh drejt plazheve shqiptare. Ajo veçon Ksamilin dhe Lukovën për plazhet me det të kristaltë duke i konsideruar si “Maldivet e Europës”.

FBI: SHBA rrezikon sulme si ai i Moskës. Grupe ekstremistësh të frymëzuar nga Gaza

Shefi i FBI-së paralajmëron se Shtetet e Bashkuara kërcënohen nga sulme terroriste si ai i 22 Marsit në Rusi. Ai thotë se grupe radikale janë frymëzuar nga lufta në Gaza dhe do tentojnë të hakmerren për mbështetjen ndaj Izraelit.

“Euro 2024”, Franca zbulon shpërblimet. 470 mijë euro për çdo lojtar për trofeun

470 mijë euro do të shpërblehet secili futbollist i kombëtares franceze nëse fitojnë kampionatin Europian të Futbollit. Mediat franceze shkruajnë se kjo është diçka më pak se arritja e finales së kupës së Botës. /tvklan.al