lajme, #edicioniinformativ ora 22:45 data 17 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Megaoperacion i SPAK, mbi 40 urdhër-arreste. Shpallen në kërkim emra të njohur të botës së krimit

Me kerkese te SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi mbi 40 urdhër -arreste për anëtarët e disa grupeve kriminale qe operojnë ne Shqiperi dhe jashte saj. Mes tyre ka emra te njohur te botes se krimit, te akuzuar per vrasje e krime te tjera te renda.

Vrasësi i policit, në gjykatë me masa të rrepta sigurie. Avokatët nuk pranojnë ta mbrojnë

Shkon ne gjykate nen masa te rrepta sigurie dhe i veshur me antiplumb Azgan Mernica, vrasesi i policit Nevruz Cenaliaj. Gjykata vendosi ta lere ne burg, ne nje seancë ku asnje avokat privat nuk pranoi ta marre ate ne mbrojtje.

Kosova mbetet jashtë axhendës së komitetit të ministrave ne KiE. Hasani: Një mundësi e humbur

BSH: Shtrenjtohen interesat e kredive. Shkak, rritja e normës bazë në nëntor 2023

Rritja e normes baze te interesit te lekut ne fund te vitit 2023 ka nisur te jape efektet ne shtrenjtimin e interesave te kredive. Banka e Shqiperise thote se interesat pesuan rritje per bizneset dhe individet. Nuk ndryshojne kredite konsumatore.

OBSH: 10 mijë vdekje në ditë nga sëmundjet e zemrës në europë. Në Shqipëri, më i rrezikshëm hipertensioni

Një raport i fundit i OBSH-së vëren se në Europë janë 10 mijë viktima çdo ditë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe Shqipëria konsiderohet një vend me prevalencë të lartë të hipertensionit.

/tvklan.al