#lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 19 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rama: Projekti për Sazanin, ofertë fantastike. Shteti, pjesë e investimit. Do të shqyrtohet sipas ligjit

Kryeministri Rama deklaron se projekti për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort turistik është një ofertë fantastike. Ai sqaron se propozimi do të shqyrtohet sipas ligjit dhe se shteti shqiptar do të negociojë të jetë pjesë e investimit.

Komisioneri Varhelyi: Këshilli Europian të mos vonojë procesin e integrimit më Shqipërinë

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varheji i kërkon Këshillit Europian të mos vonojë me tej procesin e integrimit me Shqipërinë dhe të mbajë fjalën për hapjen e kapitujve të parë për negociatat, pasi vendi i ka përmbushur kushtet.

“Bullizimi online”, vepër penale? Gjonaj: Mbrohen gratë e të miturit. Penalistët: Cenohet siguria juridike

Një grup deputetësh kërkojnë kriminalizimin e bullizimit online. Ish-ministrja Etilda Gjonaj thotë se kjo do të mbrojë gratë dhe të miturit, por penalistët thonë se nisma cenon parimin e sigurisë juridike dhe lirinë e shprehjes.

Vajzat e diplomuara, Shqipëria e katërta në Europë. EUROSTAT: Ka rritje në degët ekzakte

Eurostat e rendit Shqipërinë të katërtën në Europë për vajzat që diplomohen në universitete. Sipas shifrave të publikuara së fundmi vihet re një rritje e vajzave që ndjekin degët ekzakte. Për raportin janë marrë në shqyrtim 37 vende.

Zgjaten netëqëndrimet në hotele. INSTAT: Numri i vizitorëve në Janar u rrit me 27.1 përqind

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë po qëndrojnë më shumë net në hotele. INSTAT raporton se në janar net-qëndrimet u rritën me afro 49.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vizitorët shënuan një rritje me 27.1%.

Shqipëri-Kili, shiten 10 mijë bileta për miqësoren. Shqiptarët do të mbështesin kombëtaren në Parma

Shiten menjëherë gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Kili që do të zhvillohet në Parma të Italisë ku një pjesë e madhe janë blerë nga tifozët shqiptarë. Trajneri i Kilit thotë se ka besim te skuadra e tij. Sfida do jetë pa pagesë në Tv Klan.  

/tvklan.al