#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

PS-PD, ngrihet grupi i punës për reformat. Do të ketë 6 anëtarë, zbulohen 4 emra

Mazhoranca dhe opozita vendosin qe grupi i përbashkët i punës per reformat e rëndësishme të përbehet nga 6 anëtarë dhe zbulojnë emrat e 4 prej tyre. Demokratet lënë një vend edhe për grupimin e Bashës, por duke përjashtuar vetë atë.

Tuneli i Llogarasë hapet në Qershor, nis në fund të muajit hedhja e asfaltit

Tuneli i Llogarasë do të jetë gati për sezonin turistik. Drejtuesit e projektit thonë se në fund të muajit nis asfaltimi, ndërsa qarkullimi do të jetë i mundur brenda qershorit, duke shkurtuar ndjeshëm distancën mes Vlorës e Himarës.

Vrasja e Bejtjes, dy në pranga. Njëri prej tyre, pronari i makinës me të cilën u larguan autorët

Policia e Tiranës arreston dy persona te dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtes, në Fushë Krujë. Mes tyre është edhe pronari i makinës me të cilën u larguan vrasësit, por asnjëri prej tyre nuk pranon të bashkëpunojë.

Shqipëria, e shtata në Evropë për ndotjen më të lartë të ajrit. Ekspertët: Shkak, makinat e vjetra

Raporti botëror i cilësisë së ajrit e rendit Shqipërinë të shtatën në Europë për nivelin e lartë të ndotjes. Ekspertët thonë se shkaku kryesor është flota e vjetër e automjeteve, cilësia e karburantit dhe ndërtimet e shumta.

Qytetarët e Kosovës, më të lumturit në Ballkan. Më pak janë shqiptarët malazezët e maqedonasit

Raporti vjetor i lumturisë zbulon se qytetarët e Kosovës janë më të lumturit në Ballkan. Edhe pse me një përmirësim nga një vit më parë, ndër më të pakënaqurit e rajonit janë banorët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Arritje historike, zbulohet mënyra për pastruar qelizat nga virusi HIV/AIDS

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Amsterdamit në Holandë bëjnë arritjen e madhe në luftën kundër virusit HIV. Përmes një teknologjie të re, ata kanë arritur të pastrojnë trupin e të infektuarve nga virusi.

Dëmtohet Uzuni, lë kombëtaren. Probleme edhe për portierin Berisha

Myrto Uzuni nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë. Për shkak të një dëmtimi në kavilje sulmuesi është rikthyer në Spanjë. Probleme fizike edhe për portierin Etrit Berisha që do të mungojë ndaj Kilit.

/tvklan.al