#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rama: Drejtësia s’është më pushkë politike. Lufta ndaj korrupsionit dhe turizmi, arsye për mandatin e katërt

Kryeministri Rama thotë se vendi sot ka një drejtësi të pavarur nga pushteti që nuk mund ta përdor më atë si pushkë për qëllime politike. Rama thotë se lufta kundër korrupsionit dhe turizmi janë arsyet që e shtyjnë të kërkojë mandatin e katërt.

Tre të arrestuar për protestën para bashkisë. Hodhën molotov dhe goditën forcat e policisë

3 persona u vunë në prangat e policisë të akuzuar se hodhën molotovë dhe sulmuan forcat e rendit në protestën e një dite më parë para bashkisë. 4 persona u proceduan në gjendje të lirë ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Moody’s përmirëson në “pozitive” perspektivën e Shqipërisë: Borxhi, 56.3%, ekonomia rritet me 3.5%

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Mudis” ka përmirësuar në “pozitive” perspektivën ekonomike të Shqipërisë. Ajo parashikon që borxhi publik të zbresë në 56.3% në vitin 2024 ndërsa ekonomia e vendit të rritet me 3.5%.

BB: Durrësi, me rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040. Më të rrezikuara , qendrat e mëdha urbane”

Një raport i Bankës Botërore vëren se Durrësi do të jetë qyteti që do të ketë rritjen më të madhe të temperaturave në rajon deri në virin 2040. Në raport thuhet se më të prekura do të jenë qendrat e mëdha urbane.  

Gjyshja dorëzon në polici nipin 3-vjeçar. E mbajti për 1 javë të fshehur nga nëna e tij

57-vjeçarja Bahrie Gjuni dorëzoi në polici nipin e saj 3-vjeçar që e mbante të fshehur prej një jave. Pasi u vu në pranga, gjyshja deklaroi në polici se e kishte fshehur te miturin në Has, Kukës dhe Tiranë pasi donte që ta rriste vetë.

Kongresi voton sot ndihmën për Ukrainën. Priten përplasje mes ligjvënësve amerikanë

Në dhomën e ulët të Kongresit Amerikanka nisur diskutimi që I paraprin votimit të ndihmave financiare për Ukrainën dhe Izraelin. Ashtu si edhe në votimin procedurial të së premtes, republikaët edhe sot janë shfaqur të përçarë.

Alis, fituesi i “X Factor Albania”. Mbyllet mes emocioneve spektakli i talenteve në Tv Klan

Alis është fituesi i “X Factor Albania” spektaklit që uli siparin e këtij edicioni mbrëmjen e së premtes. Nata finale e programit të preferuar të të gjitha familjeve shqiptare dhuroi spektakël dhe emocione të forta në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al