lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Policia: Operacioni i SPAK nuk u dekonspirua. U arrestuan 20 persona, vetëm 11 mundën të ikin

Policia e Shtetit hedh poshtë pretendimet për dekonspirim të operacionit të SPAK të koduar “Revanshi” që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër-arresteve. Policia thotë se u prangosën 20 persona brenda e jashtë vendit dhe se 11 mundën të shpëtojnë.

Merr fund tmerri i një 15 -vjeçarje në Kavajë: Babai ka abuzuar me mua që kur isha 11 vjeç

Një 48-vjeçar nga Golemi i Kavajës u arrestua nga policia i akuzuar se prej të paktën 4 vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur. 15-vjeçarja ia ka rrëfyer ngjarjen psikologes së shkollës dhe më pas rasti i ka kaluar policisë. 

Aksident në minierën e Martaneshit, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur nga shembja e një galerie

Aksident i rëndë në minierën e Martaneshit. Dy vagonistë janë zënë poshtë nga nje masiv shkembor dhe për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë dhe po trasportohet për në spitalin e Traumës.

GJKKO rrëzon sërish Berishën: Theu masen. Avokati: Komunikimi me mediat lejohet

Gjykata e Posaçme nuk mori në konsiderate kerkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarber Malltezi per ndryshimin e mases se sigurise. SPAK tha se ish-kryeministri po thyen masen e sigurise, por avokatët e mohojnë.

DASH: Të zhgënjyer për aksionin e policisë në veri. Përshkallëzon tensionet, duhej të ishte i koordinuar

Aksioni i fundit i policisë ne veri te Kosoves per mbylljen e te ashtuquajturave banka për pagesat e serbëve, kritikohet ashper ndaj Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas saj ai do të ndikojë ne përshkallëzimin e tensioneve.

Netanyahu e Biden, kunder Hagës: Kërkesa për arrestim barazon viktimat me agresorët

Për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu urdhërarresti ndërkombëtar i kërkuar nga prokuroria penale në Hagë është një precedent i rrezikshëm që barazon viktimat me agresorët. Në mbrojtje të tij del edhe presidenti amerikan Xho Bajden.

Formacioni i Kombëtares në Euro 2024, Gjoka: Sylvinho të ndërthurë lojtarët me pervoje me më të mirët

Trajneri i kombëtares Silvinjo i tij do të jetë tashmë zyrtarisht qytetar i Lushnjws. Në ceremoninë e veçantë të zhvilluar në këtë qytet, trajneri brazilian tha se tashmë i pret një sfidë mjaft e madhe përpara.

/tvklan.al