#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Ligji i ri i hap rrugë abortit te adoleshentët. Mund të kryhet pa dijeninë e prindërve

Aborti do të mund të kryhet edhe tek të miturat e moshës 16-vjeçare. Në projektligjin për “Shëndetin seksual dhe riprodhues”, propozohet gjithashtu që ai të kryhen edhe pas javës së 14-të të shtatzënisë dhe pa dijeninë e prindërve.

Tatimi i profesioneve të lira. DPT: Zbriten shpenzimet për xhiro vjetore deri në 10 mln

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se profesionet e lira për vitin 2024 do të tatohen në bazë të deklarimeve të 2023. Për ata që kanë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, në përllogaritjen e tatimit do të zbriten shpenzimet.

Forbes: Shqipëria, një ndër pesë vendet më të mira në Evropë për turizmin jo-masiv

Revista prestigjioze “Forbs” e rendit Shqipërinë të dytën në listën e destinacioneve turistike më të preferuara të Europës për turizmin jo-masiv. Ajo vlerëson në mënyrë të veçantë shtigjet malore, ushqimin dhe mikpritjen.

Maqedonia e Veriut zgjedh nesër presidentin. 7 kandidatë në garë, sot heshtje zgjedhore

Maqedonia e Veriut është sot në heshtje zgjedhore, pasi nesër qytetarët e saj do të votojnë për zgjedhjen e Presidenti të ri të vendit. 7 kandidatë janë në garë. Në mesin e tyre konkurrojnë dhe 2 shqiptarë.

Manifestime masive pro-palestineze në SHBA. Studentët, kundër ndihmës ushtarake për Izraelin

Studentët në disa universitete amerikane shpërthyen në manifestime pro-palestineze. Protesta pati në Nju Jork e Konektikat, kundër ndihmës ushtarake të miratuar nga kongresi për Izraelin.

Kampionati Europian i futbollit, drejt ekipeve me 26 lojtarë. Pritet aprovimi i Komitetit Ekzekutiv

Ekipet që do të marrin pjesë në “Euro 2024”, në Gjermani, do të kenë në përbërje 26 lojtarë. Mediat angleze shkruajnë se Komisioni i Garave për Ekipet Kombëtare në UEFA e ka dhënë pëlqimin, por duhet edhe aprovimi i Komitetit Ekzekutiv.

/tvklan.al