#lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 24 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Prill 2024

Presidencialet në RMV, prin kandidatja e VMRO. Bujar Osmani i ‘Frontit Evropian’ renditet i treti

Maqedonia e Veriut votoi sot për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të kandidates së VMRO ndërsa Bujar Osmani i “Frontit Evropian” renditet i treti. Pjesëmarrja llogaritet rreth 48% e votuesve.

Amnistia penale, 780 të dënuar lënë sot qelitë, përfitojnë ulje 800 të tjerë

Të dënuarit që përfitojnë nga amnistia penale nisën sot të lënë qelitë e burgut. 780 persona që vuanin dënime për vepra penale jo të rënda u liruan menjëherë, ndërsa 800 të tjerë përfitojnë ulje nga ligji i votuar pak javë më parë në kuvend.

Rama në ‘La Repubblica’: Shpifje brutale në Rai 3. U sulmua Meloni në kurriz të Shqipërisë

Kryeministri Rama reagoi ndaj emisionit “Report” në Rai 3, duke thënë se gazetari shpifi kundër sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi. Në një internistë dhënë për “La Republika” ai tha se Shqipëria u baltos për shkak të sulmeve ndaj Melonit.

Mandati i Olta Xhaçkës, sërish në Kushtetuese. Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga PS

Partia Demokratike i kërkon sërish Gjykatës Kushtetuese që t’i heqë mandatin deputetes Olta Xhaçka. Kryetari i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi thotë se kjo gjykatë duhet të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca.

Balla takon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit për sigurinë

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla diskutoi për këtë çështje në Abu Dabi me presidentin e Emirateve, sheikun Muhamed Bin Zajed Al Najan.

Ligji për “nënat surrogato”, Koçiu: Nuk është draft final. Mjekët: Ndihmon gratë me probleme shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë sqaron se projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, që ka shkaktuar debate, nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë. Mjekët thonë se lindjet surrogato ndihmojnë gratë me probleme shëndetësore.

Teknologjia në ndihmë të Kombëtares. Analizë me video, mund të bëhen sugjerime gjatë ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ndihmohet në Europian edhe nëpërmjet video-analizës. Lektori i video-analizës në Federatën e Futbollit, Alariko Rosi thotë se nëpërmjet kësaj teknologjie mund të bëhen sugjerime edhe gjatë ndeshjes.

/tvklan.al