#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama: Jemi ne “Ch. League” të turizmit mesdhetar. Siguria e pushuesve, motoja e këtij sezoni

Kryeministri Rama deklaron se Shqiperia eshte futur tashme ne “Çampions Ligen” e turizmit mesdhetar dhe se synon te prese 20 milione turiste përpara vitit 2030. Motoja e ketij sezoni do te jete “qendroni te sigurt ne Shqiperi”.

Materiali i Rai 3/ Spiropali: Balta e Tiranës u tregtua në italisht. Bardhi: Rama ka frikë nga e vërteta

Materiali i transmetuar në RAI 3 është bërë objekt debati edhe në seancën e sotme të Kuvendit. Mazhoranca tha se balta e Tiranës u tregtua në italisht per te baltosur Shqiperine, ndërsa opozita këmbënguli se Rama ka frike të përballet me të vërtetën.

Del video e shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës. KLGJ: 6 muaj mbrojtje

Publikohen pamjet e shperthimit me tritol ne deren e jashtme te shtepise se gjyqtarit te Shkodres, Tonin Sterkaj. Keshilli i Larte Gjyqesor vendosi sot t’i garantoje mbrojtje te vecante per nje periudhe 6 mujore.

OBSH: 1 në 10 adoleshentë 15-vjeçarë ka përdorur kanabis. Edhe Shqipëria në të njëjtat shifra te djemtë

10 për qind e të rinjve 15 -vjecarë në Europë kanë përdorur të paktën një herë në jetën e tyre kanabis. Organizata Boterore e Shendetesise thote se edhe Shqiperia eshte ne te njejtat shifra persa i perket perdorimit tek djemte.

Urdhër arresti nga Haga për Netanjahun? Gjykata po heton akuzat për genocid në Gaza

Gjykata Penale Ndërkombëtare mund të jetë duke përgatitur një urdhër-arresti ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Ne Izrael vijojne protestat kunder tij, ndersa diplomacia intensifikon perpjekjet per armepushim ne Gaza.

Përcaktohet stadiumi ku do të luhen miqësoret ndaj Lihtenshteinit dhe Azerbajxhanit në Qershor

Percaktohet stadiumi dhe oraret e miqesoreve te qershorit kunder Lihtenshteinit dhe Azarbajxhanit. Kombetarja do te grumbullohet ne Graz te Austrise ndersa ndeshjet do te zuvillohen ne stadiumin Haladas te Hungarise.

Biletat e Europianit rishiten 13 herë më shtrenjtë onlinë. Ka edhe për Shqipërinë

Biletat per ndeshjet e Europianit po rishiten ne faqe te ndryshme te autorizuara ne internet, por me cmime disa here me te larta sesa ne faeqn e UEFA-s. Per Shqiperi – Spanje, nje bilete arrin deri ne 9 mije euro ne zonen VIP.

/tvklan.al