#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 19:30, Data 3 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Inaugurohet nesër baza ajrore e Kuçovës. Do të jetë në funksion të misioneve të NATO-s.

Inaugurohet nesër baza ajrore e Kuçovës e cila do të vendoset në funksion të misioneve taktike të NATO-s. Në ceremoni do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të Aleancës si dhe ministrat e mbrojtjes së Italisë dhe Turqisë. 

Shpërthimi në Lushnje, hetime për shkaqet dhe sigurinë në punë. Në spital ende 3 persona.

Hetimet për shpërthimin në Lushnjë që shkaktoi 2 viktima dhe plagosi 7 të tjerë po përpiqen të zbardhin shkaqet, por edhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë. Në spital mbeten 3 persona, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Rama i bindur për mandatin e katërt: Fitorja na duhet për të garantuar reformat.

Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitoren e një mandatin të katërt qeverisës. Nga Lezha nuk ndoqi procesin e anëtarësimeve te reja në parti ai tha se fitorja duhet për të garantuar se për reformat e ndërmarra nuk ka më kthim pas

Shqipëria prodhoi më shumë energji në 2023. Instat: Familjet rriten konsumin, bizneset kursyen.

Shqipëria rriti me 25.6% prodhimin e energjisë në 2023-in në krahasim me një vit më parë. Shifrat e INSTAT tregojnë se familjet konsumuan më tepër energji, ndërkohë që bizneset u treguan me të kursyera.

Gripi agresiv nuk po largohet. Regjistrohen 15 mijë raste në javë.

Gripi agresiv nuk po largohet edhe pse po i afrohemi pranverës. 15 mijë raste me grip u shënuan gjatë kësaj jave. 11 janë qytetet që kanë përhapjen më të madhe, por shifrat më të larta i përkasin Beratit, Tropojës dhe Vlorës.

“Forbes”: Vizitoni Shqipërinë për pushime. Klimë e ngrohtë dhe aventura interesante.

Revista prestigjioze amerikane “Forbs” është media e radhës që rekomandon Shqipërinë për pushime. Në shkrim theksohet klima e ngrohtë, çmimet më të lira se fqinjët, bukuritë natyrore, por edhe trashëgimia kulturore.

Shtohen shpresat për armëpushim në Gaza. Lirim për pengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë.

Rinisin nw Kajro të Egjiptit bisedimet mes Hamasit dhe Izraelit për arritjen e një armëpushimi të ri në Gaza. Synimi është ndalimi i luftës për të paktën 6 javë dhe lirimi i më shumë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

/tvklan.al