lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 31 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Festa e Pashkëve katolike, Papa Françesku: Jepuni fund erërave të luftës në Evrope dhe Mesdhe

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë festën e Pashkëve. Ati i Shenjtë në mesazhin e tij bëri thirrje që t’i jepet fund luftës në Evropë dhe Mesdhe. Në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj tha se e ardhmja u takon të rinjve dhe guximtarëve. Mesazhe urime dhe politika.

Pasuritë e krimit do të gjurmohen brenda e jashtë vendit. Në 2023, 363 prona i kaluan shtetit

Një zyrë e re e krijuar nga ministria e Brendshme do të gjurmojë pasuritë e krijuara si brenda dhe jashtë vendit nga bota e krimit apo ish-zyrtarët e dënuar. Brenda një viti janë sekuestruar 363 prona me burim të paligjshëm kriminal.

OBSH: 1 në 3 gra preket nga dhuna. Ekspertët: Denoncimet po vijnë në rritje dhe në Shqipëri

Dhuna në familje po prek edhe moshën e tretë. Raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se 1 ne tre gra po preket nga dhuna. Edhe në Shqipëri, sipas ekspertëve ka rritje të këtij fenomeni, por që në shumë raste nuk denoncohet.

Opozita turke fiton sërish qytetet e mëdha. Erdogan nuk rimerr dot Stambollin dhe Ankaranë

Kandidatët e opozitës janë pranë fitores në qytetet e mëdha të Turqisë sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale të kësaj të diele në Turqi. Partia e presidentit Erdogan duket se nuk ia ka dalë të rimarrë Stambollin dhe Ankaranë.

Florian Marku pëson humbjen e parë në karrierë ndaj Chris  Kongo. Sfida në Klan Plus

Boksieri shqiptar Florian Marku e humbi me pikë duelin me britanikun Kris Kongo. Kjo ishte humbja e tij e parë në karrierë. Sfida emocionuese që u zhvillua në Londër u transmetua drejtpërdrejt në ekranin e televizionit Klan Plus.

/tvklan.al