#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 23:50, Data 4 Mars 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 4 Mars 2024

Hapet baza ajrore e Nato-s në Kuçovë. Rama: Po punojmë ngushtësisht me aleancën edhe për bazën e Porto Romanos

Inaugurohet në prani të krerëve të shtetit dhe përfaqësuesve të NATO-s, baza ajrore të Kuçovës që tashmë do të jetë në funksion të Aleancës. Kryeministri Rama thotë se nuk është e pamundur që të kemi edhe një bazë detare në Porto Romano.

Serish bilbila e kaos në kuvend, opozita nuk lejon zhvillimin normal të seancës

Ka zgjatur vetëm 7 minuta seanca plenare e kësaj të hëne e Kuvendit të Shqipërisë. Me bliblia dhe pankarta, opozita pengoi sërish zhvillimin normal të saj, çka detyroi kryeparlamentaren Lindita Nikolla të mbyll para kohe punimet.

Shpërthimi në Lushnje mund të jetë shkaktuar nga prerja me oksigjen. Në pyetje të plagosurit

Dalin detaje të reja nga hetimet për shpërthimin e të premtes së kaluar në Lushnjë ku humbën jetën 2 persona dhe 7 të tjerë u plagosën. Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë nje avari gjate prerjes me oksigjen te disa profileve të hekurit.

Më pak mjekë familjeje dhe urgjence. Studentët kërkojnë kardiologjinë dhe dermatologjinë

Studentët e mjekësisë po shprehin gjithnjë e më pak interes për t’u specializuar si mjekë familjeje apo urgjence duke synuar degë si kardiologjia apo dermatologjia. Për të plotësuar nevojat me mjekë të tillë, autoritetet kanë hequr testimin.

Trump mund të kandidojë në presicendialet e SHBA. Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Kolorados

Donald Tramp do të vazhdojë garën e tij për në Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë rrëzoi me vote unanime përpjekjet e shteteve për të ndaluar Trampin të kandidojë për president duke hedhur poshtë vendimin e gjykatës së Kolorados për skualifikimin e tij.

/tvklan.al