Lidhja demokratike e Kosovës ka ripërsëritur vendimin e partisë për të mos bashkëpunuar me PDK-në dhe koalicionin që kryesoi zgjedhjet e 11 qershorit.

 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,duke folur në një debat televiziv tha se me PDK-në nuk do ta bëjnë koalicion as me ndërmjetësues ndërkombëtar. Haziri thotë se PDK nuk është treguar mirënjohëse për asnjë veprim.

Reagimi i nënkryetarit të LDK-se erdhi pas ftesës së Ramush Haradinajt, kandidati për kyreministër i koalicion PDK-AAK-Nisma, i cili një ditë më parë tha se është i hapur për të ndjekur traditën e bashkepunimit me lidhjen demokratike të Kosovës.

Ndërkohë që PDK pritet ti përgjigjet ftesës së Vetevendosjes për një koalicion paszgjedhor gjasat janë që partia e Isa Mustafes do të pranojë të formojë qeverinë bashkë me Albin Kurtin.

I pyetur për këtë gjë, nënkryetari i LDK-së, thotë se janë për bashkëpunimin.

Situata pas zgjedhore në Kosove nuk i lë hapesirë koalicionit PDK-AAK-NISMA që të formojë shumicën parlamentare.

Me 39 deputetë të tij, koalicioni PAN në qoftë se do të bashkohet me minoritet do të këtë 59 deputetë, sërish dy deputetë më pak se numrat e nevojshem për formimin e qeverisë.

Tv Klan