Disa adoleshentë nga San Francisko kanë menduar për një rreng, i cili ka bërë që shumë nga vizitorët e një muzeut, të vendosen në lojë.

3

Ata vendosën një palë syze në dyshemenë e një muzeu dhe pritën me kuriozitet se çfarë do të bënin vizitorët.

Shumë nga të pranishmit menduan që ishte pjesë e artit në muze dhe filluan duke u bërë fotografi syzeve. Disa nga vizitorët po hidhnin hipoteza mbi historikun e tyre.

6

Ideatorët e “kurthit”, T.J dhe 17-vjeçari Khaytan, kanë dokumentuar reagimin e publikut dhe e kanë publikuar atë në rrjetin social Twitter.

Fotot e syzeve në muzeun e San Franciskos morën 400.000 pëlqime dhe mijëra komente./tvklan.al