Nga ora 6:00 deri në 22:00 kalojnë vetëm këmbësorët dhe maunet

Prej kësaj të hëne dhe deri në një kohë të pacaktuar, autoritetet greke kanë vendosur që nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 në Pikën Kufitare të Kapshticës mund të qarkullojnë në territorin e Greqisë vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, përfshirë këtu dhe kamionet e mallrave.

Asnjë mjet tjetër si makinat personale, autobusët apo taksitë nuk do të lejohen mund të kalojnë.

Greqia ka ende në fuqi vendimin që ndalon hyrjen në territorin e saj për shumë shtete përfshirë dhe për shtetasit shqiptarë.

Tv Klan