Një tërmet ka goditur brigjet e Koresë së Jugut ditën e sotme.

Sipas Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 5.5, i ndjekur nga goditje të tjera më të vogla.

Lëkundjet sizmike goditën bregun juglindor pranë qytetit Pohang. Sipas të dhënave nga autoritetet koreano-jugore, nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.

/tvklan.al